18.4 C
Pristina
E hënë, 17 Qershor, 2024

Si ta zhdukim ajrin e ndotur, shkaktarin e 6.7 milionë vdekjeve të parakohshme në vit?

Sipas World Health Organization (WHO), rreth 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën (rreth një e treta e popullsisë globale) gatuajnë duke përdorur zjarre (dru dhe qymyr), të cilat gjenerojnë ndotje të dëmshme të ajrit.

Sipas WHO, ndotja e ajrit shkakton 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

Prandaj, për të diskutuar për rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore, por gjithashtu edhe për mënyrat se si shoqëria mund të promovojë një tranzicion më efikas të energjisë në Kosovë,  në emisionin “LIBERO”, ishin të ftuar: Majlinda Daci – Drejtuese e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri, Bedri Dragusha – Profesor Universitar dhe Violetë Nushi – Dekane në Fakultetin e Arkitekturës, të cilët diskutuan më gjerësisht për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe mënyrave që duhet përdorur për të arritur deri te qëndrueshmëria e duhur mjedisore.

Dragusha u shpreh kritik ndaj shtetit dhe tha se duhet zbatuar praktika që ndihmojnë në konsumin më të ulët të energjisë elektrike.

“…Unë konsideroj se shteti duhet të merret më tepër me sigurimin e energjisë termike, instalimin e ngrohtoreve qendrore nëpër secilën komunë… Dhe, në këtë mënyrë do të kemi konsum më të ulët të energjisë elektrike…”, theksoi ai.

Ndërsa, Nushi tha se duhet të shikohen mundësi tjera të mjeteve të transportit, duke e hequr atë individual dhe duke u fokusuar te ai publik.

“…Ndoshta duhet të mendohet pak më tepër për transportin urban (publik), që të hiqet fare automobili…”, potencoi ajo.

Ndërkohë që Daci, përmendi rëndësinë e Konferencës Ndërkombëtare që do të mbahet në Prishtinë pikërisht në lidhje me këtë çështje, e që krahas tjerave ka për qëllim që të kontribuohet edhe në reduktimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike.

“…Ndryshimet klimatike janë çështje globale, por pasojat po e rëndojnë shumë planetin…Për këtë ndotje të madhe të mjedisit, kryeqyteti e ka barrën kryesore…”, deklaroi Daci.

Vlen të theksohet se, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në familje qon në sëmundje jo të transmetueshme duke përfshirë goditjet në tru, sëmundje të zemrës dhe kancer të mushkërive.

Për të marrë më shumë informacione rreth kësaj teme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA