Si janë dërguar letrat e dashurisë nëpërmjet pëllumbave?

Pëllumbat njihen si shpezët më inteligjentë nga të gjithë speciet fluturuese.
Për mijëra vjet, gjatë kohërave të luftës dhe paqes, njerëzit kanë përdorur pëllumba për të dhënë mesazhe.

Komandantët e njohur si Aleksandri i Madh dhe Jul Cezari thuhet se kanë punësuar pëllumba për të komunikuar nëpër perandoritë e tyre të mëdha, dhe në dy Luftërat Botërore të dyja palët mbajtën trupa të mëdha pëllumbash.

Vetëm Mbretëria e Bashkuar raportohet të ketë angazhuar rreth 200,000 pëllumba gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në periudhën e Perandorisë Otomane pëllumbat u janë nënshtruar stërvitjeve më inteligjente për komunikime sekrete mes dy personave.

Kur përdoreshin në luftë, pëllumbat transportoheshin nga ushtarë, pilotë ose skautë, të cilët do ta mbanin zogun në kafaz derisa të lindte nevoja për të dërguar një mesazh.

Më pas, shënimi sekret vendosej në një kapsulë të lidhur me pëllumbin dhe zogu do të lëshohej.

Në moshën 4-6 javësh, pëllumbi i ri vendosej në papafingo – dhe ky papafingo do të jetë vendi ku do të fluturojë instinktivisht gjatë gjithë jetës së tij.

Pëllumbat e bardhë, zakonisht, janë kultivuar për ndërmjetësim dashurie.

Ata kanë bartur letra me përmbajte dashurie për zonjat e pallateve mbretërore dhe në qindra raste zonjat kanë tradhtuar falë misionit të pëllumbave.

Pëllumbat e zinj dhe të larmë janë kultivuar për misione spiunimi dhe letra informimi ushtarakë dhe përgatitor për luftëra.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore pëllumbat, sipas statistikave të inteligjencës, kanë shpëtuar mbi 500 mijë njerëz, të cilët, pasi kanë marrë letra shpëtimtare përmes pëllumbave, janë larguar nga shtëpia ose lokacioni i banimit.

Plumbat, gazrat helmues, sabotimet, moti i keq si i ftohti dhe qindra kilometra nuk ishin në gjendje të ndalonin plotësisht këta zogj guximtarë.

Pëllumbat lajmëtarë e dinë se ku pritet të dërgojnë mesazhin e tyre thjesht për shkak të aftësisë së tyre të navigimit, ata madje mund të mbajnë mend deri në 1000 kilometra larg.

Në zona më të sigurta, linjat telegrafike ose vrapuesit mund të përdoren për të transmetuar mesazhin te marrësi i synuar.

Disa njerëz besojnë se pëllumbat lajmëtarë përdorin diellin dhe yjet si udhërrëfyes, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të ndjejnë fushat magnetike. Sido që të jetë, këta zogj kanë një aftësi të mahnitshme për të lundruar në rrugën e tyre nëpër territore të panjohura.

Se pëllumbat janë shpezë inteligjentë tregon edhe reagimi i tyre në orientim hapësinor, që është një lloj busulle.
Pëllumbat dinë të marrin orientim edhe nëse i largon nga shtëpia me qindra kilometra larg.
Sipas shkencës, pëllumbat kanë receptorë të përsosur orientues të lidhur me diellin dhe gravitacionin e tokës.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA