Shtrenjtimi i shërbimeve për mbeturina në Gjilan, përplasje mes komunës dhe kompanisë

PËRGATITI: DRITON SADIKU 

Qytetarët e Gjilanit tash e një kohë po paguajnë me shtrenjtë faturën e mbeturinave. Kompania që merret me menaxhimin e tyre rriti çmimin e shërbimeve për 1 euro e 20 centë, pasi thonë se u shtrenjtua edhe çmimi për deponi.

Ministria ka bërë rritjen e tarifave për deponi dhe rrjedhimisht jemi detyruar që të marrim edhe ne një vendim për rritje të tarifave”, tha Senad Ramaj, drejtor i kompanisë “ Eco-Higjiena”.

Megjithatë, me mënyrën se si është bërë kjo rritje, nuk po pajtohen nga komuna e Gjilanit, me thonë se kjo duhej vendosur në kuvend komunal.

“Kompania nuk ka pasur të drejtë tajë shtrenjtimin e tarifave, pa u bërë plotësim-ndryshimi i rregullores për taksa dhe ngarkesa komunale, ku përcaktohen edhe tarifat e mbledhjes së mbeturinave, dhe kjo është dashur të diskutohet në kuvend dhe po e njëjta të aprovohet në kuvendin komunal. Ndërmarrjet komunale duhet ti raportojnë kuvendit komunal, e kanë obligim ligjor, edhe pse nuk po përfillet jo vendimi, por rregullorja për taksa”, u përgjigj drejtori i shërbimeve publike në Gjilan, Mentor Mihovci.

Andaj, Kuvendi ka kërkuar që të zbritet kostoja e shërbimeve, por, sipas tyre, kompania nuk po i merr parasysh.

“Ka vite që higjiena nuk përfill asnjëherë kuvendin komunal, por edhe nuk e përfill kontratën me të cilën e ka të nënshkruar. Nuk përgjigjet aspak partneriteti i Ecohigjienës në ndryshimin e tarifave”, tha Refik Rama, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Gjilan.

Megjithatë, sipas drejtuesve të Eco Higjienës, për shtrenjtimin e tarifave vendos bordi i aksionarëve, meqë kompania është në partneritet publiko-privat dhe se posedojnë shumicën e aksioneve.

“Kuvendi i aksionarëve ka bërë ngritjen e tarifave dhe ne po i zbatojmë. Në kuvendin e aksionarëve marrin pjesë të tri komunat me përfaqësuesit e tyre dhe një gjë e tillë është pritur si diçka normale”, tha Ramaj tutje.

Ky thotë se kompania që drejton është e rregullt nëkryerjen e shërbimeve, dhe se u përgjigjen të gjithëqytetarëve që kanë nevojë, derisa mbulojnë Gjilanin me rrethinë. Kontrata për bashkëpunim e nënshkruar më 2012, skadon më 2027./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Nafta pak më shtrenjtë sot

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA