Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shiroka-Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shiroka-Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, me të cilën ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula i ka uruar ambasadores Gaidatzi sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Reklamë

Në këtë takim, presidentja ka vlerësuar qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në fushën ekonomike, Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e investimeve greke dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, si dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Reklamë