Kuptimi i shenjave të dehidrimit do t’ju ndihmojë të dini kur keni nevojë për të rritur sasinë ujit në organizmin tuaj.
Uji përbën rreth dy të tretat e peshës trupore dhe një person nuk mund të mbijetojë pa ujë, për më shumë se disa ditë. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji.
Ai luan role shumë të rëndësishme, për shembull:
Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit
Rregullon dhe ruan temperaturën e trupit
Lubrifikon nyjet dhe sytë tuaj
Ai mbron indet, shtyllën kurrizore dhe nyjet tuaja
Ndihmon trupin tuaj që të largojë mbeturinat dhe toksinat
Ndihmon tretjen
Ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive
Ndihmon lëkurën tuaj të duket e bukur dhe rinore
Pa ujë, trupi juaj nuk do të funksiononte siç duhet. Prandaj, është e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar.
Për të qëndruar të hidratuar, pini lëngje dhe hani ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji.
Ndonjëherë, trupi juaj mund të humbasë ujë më shumë se zakonisht. Kjo mund të ndodhë për shkak të aktivitetit të fortë fizik, djersitjes së tepërt, diarresë, të vjellave, diabetit dhe urinimit të shpeshtë.