​Serbisë i pengon UÇK-ja, qytetarët që u ndaluan dje u pyeten për lidhjet me çlirimtarët

Së paku 1498 qytetarë të Kosovës janë ndaluar, maltretuar e disa edhe janë marrë në pyetje dje nga autoritetet në Serbi në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK, apo të familjarëve, si dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 98-99.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në konferencën për media tha se ndalimi është bërë me urdhëra të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kjo dëshmon se Serbia është shtet diktatorial.

“Sipas informatave tona, dje së paku 1498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar e disa edhe janë marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre personalisht në UÇK, apo të familjarëve, si dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës të vitit 98-99. Atyre iu janë marrë dokumentet personale duke i lënë ashtu pamundësinë për të lëvizur apo kthyer mbrapa. Qytetarët e Kosovës janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe. Kjo ka shkaktuar frikë tek të gjithë por veçanërisht tek fëmijët dhe të miturit që kanë qenë të bllokuar. Përveç presionit psikologjik, ata për orë të tëra kanë pas mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave. Pjesë e këtyre arrestimeve, kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në mëngjesin e hershëm dje, pas kalimit kufitar në Jarinje, është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq. Sipas informatave që kam pranuar nga Policia, dhjetë pjesëtarë policorë janë ndalur, pesë prej tyre janë liruar mbrëmë, kurse, katër prej tyre sot dhe vazhdon që zëvendësdrejtori i policisë të jetë i arrestuar. Zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar dje në Rashkë, metodë kjo e përsëritshme ndaj pjesëtarëve të Policisë për t’i marrë në pyetje nga Agjencia e tyre për Inteligjencë. Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, tha ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA