Rrugët e Fushë Kosovës përplot me gropa

Përgatiti: Sara Shehu

Rrugët me gropa janë bërë të zakonshme tashmë për qytetarët në qytetin e Fushë Kosovës.

Hiç më e mirë situata nuk është as në rrugën “Dardania”.

Qytetarët thonë se mbyllja e gropave dhe riparimi i rrugëve është një nevojë e kamotshme. Ata kritikojnë komunën që deri tash nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
“Osht e tmerrshme qe 20 vjet komuna sen s’ka bo, kjo gjendje osht e tmerrshme, gropat janë bo moti, kurrë ma s’janë rregullu. Kështu vështirësohet qarkullimi, duhet me u përmirësu kjo gjendje”, thotë një qytetar.

“Osht situate e keqe se gropa ka kamos duhet institucionet me rregullu se kështu po na dëmtohen edhe kerret, e po kushton”, thotë një tjetër qytetar.

Megjithatë, zyrtarët komunal në Fushë Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për ATV-në, kanë bërë të ditur se këtë vit do të intervenojnë në përmirësimin e kësaj gjendje.

“Më në fund kemi arritur një kontratë me një kompani private e cila do të merret vetëm me mbushjen e gropave dhe riparimin e rrugëve. Kostoja e investimit do të jetë rreth 25 mijë euro. Në momentin e përmirësimit të kushteve atmosferike do të veprohet në teren”, thuhet në përgjigjen nga drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës.

Ndryshe, riparimi i rrugëve dhe mbyllja e gropave nëpër rrugët e Fushë Kosovës hyn në pjesën e investimeve kapitale të planifikuara për këtë vit, për të cilat Komuna ka në dispozicion 4.7 milion euro. Ndërkohë që për këtë vit buxheti total i Fushë Kosovës arrin vlerën prej 16 milion e 285 mijë e 500 euro.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA