Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është zgjedhur zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Vendimi unanim u mor gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.
Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave
Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në komisionin “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.
Mbledhja e ardhshme e këtij komisioni pritet të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm. /ATVLIVE.TV







