Kalo te përmbajtja
Të fundit

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri-Pret miratimin e Mourinhos

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri-Pret miratimin e Mourinhos

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me Rodrin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të “El Larguero”.

Mesfushori i Manchester City mbetet një nga objektivat kryesorë të “Los Blancos”, por klubi madrilen po pret miratimin e trajnerit të ri, Jose Mourinho, përpara se të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin.

Reklamë

Drejtuesit e Real Madridit besojnë se një largim i mundshëm i Pep Guardiola nga Manchester City në fund të sezonit, së bashku me dëshirën e vetë Rodrit për të veshur fanellën madrilene, mund të hapin rrugën për një transferim të bujshëm. Megjithatë, theksohet se një marrëveshje e tillë mbetet shumë e vështirë për t’u realizuar për arsye financiare.

Real Madrid pritet të ketë një verë të ngarkuar me ndryshime në skuadër, ku planifikohen disa afrime dhe largime.

Në mesfushë, klubi po monitoron nga afër situatën e Dani Ceballos, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga, të cilët mund të ndikojnë në strategjinë e transferimeve të verës.

Reklamë

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri-Pret miratimin e Mourinhos | ATV