​Raporti i auditorit: Mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim

Në raportin e auditorit të publikuar sot thuhet se të hyrat për klubet dhe organizatat sportive të arritura përmes Ligjit të Sponzorisimit nuk janë duke e arritur qëllimin e tyre për ngritjen e cilësisë në sport.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë në konferencë për media se ekziston një mungesë e dukshme e dëshmive që vërtetojnë se kontributet financiare në mënyrë efektive kanë përmirësuar cilësinë e sportit në Kosovë dhe gjithashtu nuk ka dëshmi që sigurojnë se fondet janë shpenzuar.

“Ekziston një mungesë e dukshme e dëshmive që vërtetojnë se kontributet financiare në mënyrë efektive kanë përmirësuar cilësinë e sportit në Kosovë. Nuk ka dëshmi që sigurojnë se fondet janë shpenzuar, pra nuk ka një sistem që verifikon se aktivitetet janë realizuar në terren ashtu siç ishin planifikuar. Po ashtu MKRS gjatë periudhës 2020-2022 nuk ka zhvilluar asnjë monitorim. Kjo mungesë e monitorimit ka lënë hapësira për dyshime në lidhje me përdorimin e efektshëm të burimeve publike dhe realizimin e synimeve të interesit publik. Fondet e sponsorizimit nuk kanë arritur qëllimet për ngritje të cilësisë së sportit në vend. Kemi gjetur se një pjesë e këtyre fondeve përdoren shpesh për qëllime të marketingut të kompanive të sponsorizuara, duke rrezikuar që fondet mos të përdoren për interesin publik”, thuhet në raportin e auditorit.

Raporti gjithashtu ka vërtetuar se mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim nga kompanitë private.

Sponsorizimi dhe lirimi i 30% të tatimit në fitim për kompanitë private ka rezultuar me shmangie tatimore. Nga 45 mostrat e testuara kemi gjetur se mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim nga kompanitë private edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës kompanitë kishin raportuar se i kishin dhënë këto mjete për sponsorizim. Për më tepër këto kompani sponsorizuese janë liruar nga tatimi dhe si rrjedhojë nuk i kanë paguar tatim shtetit. Përveç kësaj, klubet sportive kanë përfituar sponsorizim mbi 1 (një) milion euro nga kompanitë private e për të cilat nuk kanë pasur vërtetim për sponsorizim nga ana e MKRS-së. Mungesa e koordinimit ndërmjet MKRS-së dhe Administratës Tatimore ka bërë që mos të ketë kontroll të duhur për shumat e sakta që duhet tatuar dhe liruar nga tatimi”, tha Spanca.

Gjithashtu kritika në këtë raport ka edhe për organizatat sporrtive për faktin se ato gjatë viteve 2020-2022, nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë euro të financuara nga MKRS.

“Në anën tjetër, Organizatat sportive gjatë viteve 2020-2022, nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë euro të financuara nga MKRS. Përveç financimeve me memorandume dhe me thirrje, MKRS financon organizatat sportive edhe pa thirrje publike , vetëm me kërkesa drejtuar Ministrisë, formë të cilën nuk e ka të paraparë në ligje dhe rregullore. Për më shumë, një nga Organizatat Joqeveritare përfituese e projektit “databaza sportive në Kosovë” nuk ka dorëzuar produktin/raportin final me kohë për të cilin Ministria kishte paguar 121,430 euro. Për më shumë, edhe pas dorëzimit të produktit, Ministria nuk e ka shqyrtuar dhe as pranuar të njëjtin përmes komisionit për të vlerësuar apo maksimizuar përfitimin nga ky projekt. Për pasojë, vlera për paranë e shpenzuar nuk është materializuar”, nënvizoi Spanca.

Për adresimin e këtyre çështjeve të trajtuara në raport, nga ZKA janë dhënë 10 rekomandime për dy institucione. 6 rekomandime për MKRS, 2 rekomandime për ATK-në dhe 2 të përbashkëta për të dy institucionet.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA