Rama i jep mbështetje Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë mbështetje të vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila i kërkon Agjencisë Kadastrale të regjistrojë Manastirin e Deçanit, pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka inkurajon lidershipin e Kosovës që të punojë me aleatët për të treguar se Kosova është një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik.

“E mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit; më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik”, shkruan Rama.

Ndryshe, të mërkurën qeveria ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA