Ndërhyrjet estetike kirurgjike janë bërë një trend i zakonshëm si në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe ndërkombëtarisht. Personazhet e njohura por jo edhe vetëm i përdorin ato për të përmirësuar pamjen e tyre, për të ruajtur rininë dhe shpesh për të ndjekur standardet e bukurisë që imponon showbizi.
E pikërisht për këtë temë, gazetari i ATV-së na sjell mendimet e qytetarëve se sa janë pro dhe kundër këtyre ndërhyrjeve estetike që kanë filluar të bëhen viteve të fundit në masë të madhe tek të gjitha moshat.
“Kam përshtypjen që përfshijnë shumë substanca që janë të dëmshme për trupin. Nuk jam plotësisht kundër tyre, por nuk do ta preferoja as për veten as për të tjerët, sepse mendoj se secili është krijuar në mënyrë të veçantë dhe të bukur”, deklaroi një burrë.
Kundër ndërhyrjeve estetike për të përmirësuar dukjen u shpreh edhe një grua, duke shtuar se ajo preferon promovimin e asaj që ta duash veten ashtu siç je.
“Nuk kam asgjë kundër njerëzve që bëjnë ndërhyrje estetike edhe pse personalisht nuk jam për to, por besoj se bukuria natyrale është më e mira dhe më e rëndësishmja është që ta pranojmë veten ashtu siç kemi lindur. Mendoj se secili ka të drejtën që të bëjë çfarë të dëshiron me trupin e tij dhe të dukët siç dëshiron por unë nuk do ta mbështesja promovimin e saj, sepse preferoj promovimin e një mënyrë jetesë të shëndetshme dhe tw pranimit të vetës ashtu siç jemi”, tha ajo.
Për më të ndjekur përgjigjet e plota të qytetarëve, klikoni në videon e mëposhtme: