Protestojnë kompanitë e autobusëve të Podujevës

Përgatiti: Egzona Mema

Stacioni i Podujevës mbeti i zbrazët mëngjesin e së enjtes e autobusët janë zhvendosur në Lupc të poshtëm, si jo zakonisht.

Me pezullimin e transportit, nisën protestën shoferët e linjave që mbulojnë Podujevën pasi që, sipas tyre, iu është bërë një padrejtësi.

“Jena dal se na kanë dëmtu linjat që i kanë lëshu në këtë rast magjistralen Prishtinë-Podujevë. Na kanë dëmtu shumë, është e padrejtë, nuk ka të drejtë të lëshohen linja çdo stacion ku nalemi ne edhe ata”, tha kryetari i shoqatës së autobusëve, Beqir Mustafa.

Thonë se këto pakënaqësi i kanë adresuar në komunë, por deri më tani nuk iu është bërë një zgjidhje.

“Ankesa kemi bërë në Komunë, prej 3 janari e deri më sot, nuk jemi ndal as në Ministri, fjalë po punë askund”, tha Afrim Leci, anëtar i Shoqatës ‘’Llapi’’.

Madje policia u detyrua të intervenoj në një rast kur protestuesit penguan dy autobusë të tri linjave të reja në këtë drejtim.

Ata hodhën akuzua ndaj tyre se po tejkalojnë linjën, Prishtinë-Teneqdoll.

Pikërisht ndryshimi i mbulimit të territorit po pritet të jetë njëra prej zgjidhjeve që ka menduar Komuna e Prishtinës për këtë problem.

“Të mos marrin pasagjerë në magjistrale por, të marrin pasagjerë veç në qendrat urbane, shpresoj me këtë ta zgjidhim problemin”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci.

Megjithatë edhe nëse ky kompromis nuk arrihet mes shoferëve të autobusëve dhe komunës, kjo e fundit theksoi se linjat do të vazhdojnë operimin.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA