Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

Zjarri që shpërtheu sot në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, bëri “shkrumb e hi” dy prej zyrave kryesore në këtë institut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar, derisa ka shtuar se tashmë kanë nisur hetimet.

E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Telegrafin kanë bërë të ditur se ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria më tej ka theksuar se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.

Ndryshe, është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët brenda këtij viti.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.

Detyrat e tij përfshijnë, po ashtu, sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA