Projektligji për kriptovalutat pritet të diskutohet në seancën e radhës së kuvendit

PËRGATITI: ARTON HAMITI

Ka dy vjet e gjysmë që Kuvendi i Kosovës ndërmori nismën për hartimin e ligjit që do të rregullonte fushën e monedhave virtuale – të njohura si kriptovaluta.

Mirëpo, vetëm të enjten pritet që projektligji të diskutohet në parlament për shqyrtim të dytë, konfirmoi kryesuesja e grupit punues për këtë ligj Mimoza Kusari Lila.

“Projektligji për kriptovalutat i ka përfunduar të gjitha procedurat në komisionin funksional dhe tani i është përcjellë Kryesisë së Kuvendit, në mënyrë që kurdo që thirret seancë e rregullt, të jetë pjesë e agjendës së asaj seance. Pra, kurdo që Kryesia e Kuvendit thërret një seancë të rregullt projektligji do të jetë pjesë e agjendës për shqyrtim të dytë”, tha Kusari-Lila.

Megjithëse, i nevojshëm, projektligji për kriptovalutat po vlerësohet i mangët.

“Unë kam qenë në dy diskutime që janë mbajtur në kuvend, dhe sa kemi parë ligji i ka disa mangësi të cilat i kemi identifikuar dhe i kemi adresuar. Shpresojmë se janë marrë parasysh dhe kurdo që bëhet ligji ato të jenë larguar. Megjithatë, shpresojmë të miratohet më shpejt sepse jemi në një rrëmujë.”, deklaroi eksperti i kriptovalutave, Granit Kadolli.

Sidoqoftë, sipas ekspertit Granit Kadolli, ligji do të ofrojë siguri juridike për përdoruesit e monedhave virtuale.

“Padyshim se shteti fiton sepse tanimë do të tatohen të ardhurat, por edhe ne që merremi me kripto do të jemi më të sigurt, sepse nuk ka nevojë të shkojmë në vende tjera për t’i konvertuar e shumë gjëra tjera do të rregullohen”, tha tutje Kadolli.

Në vitin 2021, nga partia në pushtet, ishte thënë se ligji nuk synon të ndalojë veprimtarinë me monedhat digjitale, por synon kontrollin mbi to, duke i verifikuar pajisjet e importuara për prodhimin e tyre, veprimtarinë e transaksioneve dhe formën e tatimit.

Kjo ide, kishte lindur pas shqetësimeve për rritje të konsumimit të rrymës në mënyrë të paligjshme në veri të Kosovës, si dhe me qëllim që të parandalohet krimi i organizuar dhe veprimtaritë jolegale me kriptovaluta.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA