Kalo te përmbajtja
Të fundit

Portugalia përgatit homazhin emocionues për Cristiano Ronaldon, fanella me numrin 7 në nder të legjendës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Portugalia përgatit homazhin emocionues për Cristiano Ronaldon, fanella me numrin 7 në nder të legjendës

Portugalia do t’i kushtojë një homazh të veçantë Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Danimarkës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Federata Portugeze e Futbollit ka përgatitur një ceremoni simbolike për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të CR7, i cili për më shumë se dy dekada ka përfaqësuar vendin e tij dhe ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares.

Reklamë

Sipas raportimeve të mediave portugeze, të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushë para fillimit të ndeshjes, duke mbajtur fanellën ikonike me numrin 7, që është kthyer në simbolin e Cristiano Ronaldos.

Homazhi do të vijojë edhe gjatë takimit. Në minutën e 7-të, tifozët e pranishëm në stadiumin e Bragës pritet të ngrihen në këmbë për të duartrokitur legjendën portugeze, në një moment që premton emocione të veçanta.

Një gjest simbolik për të nderuar një futbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Portugalisë dhe është shndërruar në një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

    Reklamë