14.2 C
Pristina
Thursday, March 26, 2026

Pirro Çako ndan një fotografi të veçantë për t’i thënë lamtumirë nënës së tij, Luiza Çako

Është shuar sot në moshën 88-vjeçare sopranoja e njohur, Luiza Papa Çako, duke lënë një boshllëk të madh në skenën operistike dhe në artin muzikor shqiptar.

Luiza Çako ka lënë pas një karrierë të gjatë dhe të pasur artistike, me interpretime dhe role që do të mbeten gjithmonë të paharrueshme për publikun shqiptar.

Pas lajmit të trishtueshëm, djali i saj, kantautori i njohur Pirro Çako, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku shihet duke qëndruar në krahët e nënës së tij.

“Lamtumirë, nëna ime”, ka shkruar ai krahas fotografisë së veçantë, duke treguar dashurinë dhe respektin e thellë për të.

Luiza Çako shquhej për talentin e saj të rrallë, për përkushtimin në skenë dhe për kontributin e vyer që i ka dhënë artit në vend.

Me një repertor të gjerë dhe të larmishëm, nga muzika popullore deri te veprat më të mëdha operistike, ajo ka sjellë në jetë dhjetëra role, duke lënë gjurmë të thella në historinë e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Trashëgimia e saj artistike do të mbetet një burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme, ndërsa kujtimi i saj do të qëndrojë i gjallë në zemrat e publikut dhe kolegëve të saj. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA