Katër muaj pas ndarjes nga Sam Asghari, Britney Spears zbulon mendimet e para për sic e quan ajo, beqarinë e “çuditshme”. Ajo ndihet e mërzitur dhe e frikësuar, por gjithashtu mund të shijojë lirinë e saj.
Britney Spears reflekton në Instagram për jetën e saj pas ndarjes nga Sam Asghari “Është kaq e çuditshme të jesh single”, nis këngëtarja një tekst të gjatë në Instagram.
Britney Spears shkruan se ajo kishte shumë kohë “për të parë të gjitha të mirat dhe të këqijat”. Ajo vuri re se nuk po fliste me vete “aq bukur”. Ajo gjithashtu arrin në përfundimin se “manipulohet lehtë” .
Por tani Spears tha se është në procesin e ndryshimit të gjithë kësaj. Për ta bërë këtë, ajo tha se duhet “të marrë kohë për të ndaluar dhe për të parë përreth, për të rivlerësuar veten”.
Tutje, Britney Spears zbuloi se ndjehet e mërzitur, por gjithashtu ka frikë nga shumë gjëra.
Pavarësisht gjithë mërzisë dhe frikës, Britney Spears shprehet: “Mënyra se si e jetoj jetën time varet nga unë”.
Në të kaluarën, kaq shumë njerëz ndërhynë në jetën time. Por të dish se është në rregull të jesh egoiste dhe të shijosh jetën është e mahnitshme”, përfundon ajo./atvlive.tv/