PËRGATITI: EGZONA MEMA
Që kur nisën punimet për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Zhegër në korrik të 2017-ës, krejt çka u përfundua është vetëm ndërtimi i vrazhdë.
Por edhe ajo çka u ndërtua, është degradua tërësisht.
Për projektin i cili është financim në vlerë 1,240 mijë euro prej Qeverisë, Komuna në të cilën do ndërtohet palestra nuk ishte e gatshme të prononcohej.
Komuna e Gjilanit kishte kompetencë dhe zotohej se do të monitoronte punimet dhe do të zbatonte planin për projektin e palestrës sportive në Zhegër të Gjilanit.
E opozita në Gjilan, thonë se mos realizimi i këtij projekti ka sjellë efekte negative edhe në fushën e sportit.
Ndërkaq, Ministria e Sportit ka një varg arsyesh pse nuk po punohet në jetësimin e këtij projekti.
Punimet janë ndalur për shkak të mospërmbushjes së planit dinamik nga Operatori Ekonomik, mangësive në komunikim, si dhe vonesave të vazhdueshme në realizimin e punëve. Ka pasur ndërprerje të punimeve për një periudhë të gjatë pa njoftim dhe pa miratim nga Menaxheri i Kontratës, gjë që përbën shkelje të rëndë të kushteve kontraktuale”, deklaruan nga Ministria për ATV-në.
Momentalisht nuk ka kompani të kontraktuar për realizimin e projektit, për të cilin është planifikuar të ndahen edhe 100,000.00 euro në një kontratë të re.