Papa Françeskut i përmirësohet gjendja shëndetësore

Papa Françeskut i është përmirësuar gjendja shëndetësore, është vigjilent dhe u ngrit nga shtrati për të ngrënë mëngjes të enjten, tha Vatikani, ndërsa Papa e kaloi ditën e shtatë në spital duke luftuar me pneumoni.

88-vjeçari po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha në një përditësim të shkurtër se Papa kishte fjetur mirë dhe kishte ngrënë mëngjes ndërsa ishte ulur në një kolltuk.

Gjendja e Papës ishte e qëndrueshme dhe ai kishte treguar “përmirësim të lehtë” në rezultatet nga analizat e fundit të gjakut, tha Vatikani në deklaratën e fundit.

Papa Françesku vuan nga pneumonia e dyfishtë, një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë të dy mushkëritë dhe e bën frymëmarrjen më të vështirë, shkruan Reuters.

Dy kardinalë katolikë shprehën shpresë për shërimin e Papës.

“Unë mendoj se ka një ndjenjë shprese dhe ai do ta kalojë atë, falë Zotit,” tha kardinali spanjoll Juan Jose Omella. Kryepeshkopi italian Giuseppe Satriano e quajti Papën një “luftëtar” dhe tha: “Ai do ta fitojë këtë betejë”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA