Kalo te përmbajtja
Të fundit

Panathinaikos merr kreun e EuroLeague, Valencia vazhdon befasitë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Panathinaikos merr kreun e EuroLeague, Valencia vazhdon befasitë

Panathinaikos është skuadra që kryeson renditjen e EuroLeague pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të tetë, ndërsa Valencia Basket vazhdon të befasojë me paraqitjet e saj në këtë sezon të garës më të fortë evropiane për klube në basketboll.

Skuadra greke konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Armani Milanon me rezultat 80-75. Me këtë fitore, Panathinaikos ka regjistruar shtatë triumfe dhe vetëm një humbje, duke u bërë skuadra e vetme me këtë bilanc në krye të renditjes.

Reklamë

Pas saj vijnë katër ekipe me nga gjashtë fitore: Valencia Basket, Hapoel Tel Aviv, Fenerbahce dhe Olympiacos.

Një nga ndeshjet më interesante të këtij raundi ishte përballja mes Valencias dhe Fenerbahces. Skuadra spanjolle triumfoi me rezultat 86-78, duke dëshmuar edhe një herë se është ndër surprizat më të mëdha të këtij sezoni në EuroLeague.

Edhe Real Madridi regjistroi një fitore bindëse, duke triumfuar 104-86 ndaj Baskonias në derbin spanjoll. Ndërkohë, Barcelona mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bayern Munichut, me rezultat 88-84.

Fitore shënoi edhe Olympiacosi, që mposhti Besiktasin me shifrat 81-73, ndërsa Hapoel Tel Aviv dhuroi një paraqitje spektakolare, duke e shkatërruar Anadolu Efesin me rezultat të thellë 118-88.

Në ndeshjet e tjera, Crvena Zvezda triumfoi 100-78 ndaj Maccabi Tel Avivit, Zalgiris Kaunas fitoi 91-74 kundër Virtus Bolognas, ndërsa Villeurbanne mposhti Partizan Beogradin me rezultat 82-75. Paris Basketball, nga ana tjetër, fitoi në udhëtim ndaj Dubai Basketball me shifrat 99-93.

Me përfundimin e raundit të tetë, gara për pozitat e larta në EuroLeague po bëhet gjithnjë e më interesante, me Panathinaikosin në krye dhe disa skuadra të tjera që po i qëndrojnë pranë në garën për kreun e renditjes.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’