Kalo te përmbajtja
Të fundit

Krizë në sulmin e Juventusit, statistikat zbulojnë problemet e “Zonjës së Vjetër”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Krizë në sulmin e Juventusit, statistikat zbulojnë problemet e “Zonjës së Vjetër”

Juventusi po kalon një periudhë të vështirë në Serie A, ndërsa problemet në fazën ofensive po bëhen gjithnjë e më shqetësuese.

Humbja dy me zero ndaj Genoas ishte një tjetër goditje për skuadrën torineze, e cila ka pësuar dy humbje në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Reklamë

Por ajo që shqetëson më shumë janë statistikat. Pas nëntë xhirove, Juventusi ka shënuar vetëm 11 gola, duke pasur një prej sulmeve më të dobëta në mesin e dhjetë skuadrave të para në tabelë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Sky Sport Italia, bardhezinjtë renditen në vendin e 16-të për golat e pritur, ndërsa për rastet e krijuara nga aksionet e lojës së hapur dhe goditjet brenda zonës, pozita e tyre është edhe më shqetësuese.

Në këtë situatë, Edon Zhegrova ishte një prej lojtarëve që solli më shumë gjallëri në humbjen ndaj Genoas, duke dhënë disa sinjale pozitive në një mbrëmje zhgënjyese për Juventusin.

Tashmë, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti duhet të reagojë shpejt, pasi të dielën e pret një sfidë shumë e rëndësishme ndaj Napolit, në stadiumin Allianz.

A do të arrijë Juventusi ta ndërpresë këtë seri negative, apo problemet në sulm do t’i kushtojnë sërish pikë të rëndësishme.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’