Pacolli i reagon Borellit: S’do të jemi kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell, i cili dje i ka cilësuar arrestimet në veri si të jashtëligjshme.

Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë marshuar dje në Mitrovicë të Jugut dhe retorikën e ashpër të Serbisë.

Pacolli ka shkruar se Borell dhe gjithë tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është vend pa ligj.

“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit”, shkroi Pacolli.

Ai më tutje theksoi se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.

“Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, shkroi Pacolli.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA