Arta Hoxha është zgjedhur anëtare joekzekutive e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Hoxha për këtë pozitë mori 47 vota, ndërsa u zgjodh në rundin e dytë të votimit nga deputetët e Kuvendit, teksa ishte në garë me Valdrin Kasumaj, i cili në rundin e parë kishte 46 vota.
Përveç kësaj, në seancë u diskutua edhe për raportin hetimor për krizën energjetike, parqet industriale, e investimet e qëndrueshme.
Pasi sqaroi rëndësinë e këtyre projektligjeve, ministrja e Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, mori kritika nga opozita për mostransparencë, madje u kërkua edhe shkarkimi i saj.
As kjo seancë nuk kaloi pa përplasje.
Si jo rrallë deputetët u kthyen nga pauza me vonesë, teksa më pas vazhduan diskutimin për ndërmarrjet publike ku ministrja Artane Rizvanolli tha se ato në vitin 2021 kanë operuar me fitim. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: