Opozita fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Përgatiti: Fatlum Jashari

Opozita është fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga opozita, u konfirmua si presidente e re, duke mposhtur Stevo Pendarovskin, i cili pritet t’ia dorëzojë detyrën brenda javës.

Pas shtatë vjetësh në opozitë, VMRO-DPMNE kthehet në pushtet me një rezultat që i siguroi 58 mandate.

Me 19 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të jetë fuqia e dytë më e madhe në përbërjen e re të parlamentit të shtetit fqinj.

E treta është partia e ish-kryeministrit Dimitar Kovachesvski, me 18 deputetë.

Ndërsa, koalicioni VLEN fitoi 13 deputetë. Nga gjashtë mandate secila fituan “E majta” dhe “ZNAM”.

Pozicionim për anëtarësim të pa-kompromis në Bashkimin Evropian, e vlerësoi Ali Ahmeti, votën për koalicionin që ai e udhëheq.

“Legjitimitetin e ka forca e dytë në shtet… shtetit i duhet stabilitet, i duhet paqja, i duhet komunikimi i mirëfilltë mes komuniteteve jo ndarja mes komuniteteve. Duhet të respektohet vota shumicës së komunitetit shumicë në vend”, tha Ahmeti.

Pasi Ahmetin e vlerësuan humbës dhe të izoluar politik, në koalicionin VLEN shpallën fitoren dhe paralajmëruan se do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

“Me sot shqiptarët kanë një faktor të ri serioz politik, i cili përfaqëson me dinjitet dhe krenari – VLEN. Sonte fillon ndryshimi, urime!”, tha Izet Mexhiti nga Koalicioni “VLEN”.

Vetëm në njësinë 6, e cila është e dominuar nga Shqiptarët, Fronti Evropian fitoi 9 deputetë, ndërsa VLEN 7 sish.

Në total, dy blloqet shqiptare do të kenë 32 nga 120 deputetët në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA