Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar Listën e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Këtë proces, Aliu e ka quajtur tejet të rëndësishëm për ndërtimin në vend.

“Rreth 1669 inxhinierë dhe arkitektë bashkërisht do të mund të jenë anëtarë të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në dhjetor do të mbahet Kuvendi i Parë Zgjedhor ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në kuvendin e parë do të mund t’i marrin licencat e tyre të inxhinierëve dhe arkitektëve. Pra, edhe zyrtarisht sot e hapim fazën për nominim për anëtarë të Bordit e që do të zgjidhen nga vetë anëtarët. 15 ditë është afati i paraparë që të nominohet për këto pozita”, tha Aliu, i cili shtoi se anëtarët mund ta nominojnë vetvetën dhe dikë tjetër.

Xhemajl Metolli, kryetar i komisionit, tha se i gjithë procesi ka qenë sfidues.

“Unë sot si kryesues ndihem i kënaqur që arritëm ta finalizojmë listën e anëtarëve të të dyja Odave. Pra ne si komision kemi pasur takime e kemi pasur shumë sfida për të ardhur deri këtu në draftimin e rregullores”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA