3 C
Pristina
E shtunë, 20 Prill, 2024

Një qershori e gjen pediatrinë në mes të shumë sfidave

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajçevci, ka pritur në takim deputetë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Me këtë rast, Grajçevci ka treguar për vështirësitë me të cilat po përballen.

“Rastet kardiologjike trajtohen jashtë vendit më së shumti. Radioterapia është mungesë, sepse në Kosovë nuk e kemi, onkologjia nuk po mund të zhvillohet mirë për shkak të kushteve, kjo po na paraqet pengesë. Radioterapia duhet edhe për fëmijë. Kemi pak infermierë, s’kemi mjekë onkologë. Na mungojnë disa aparatura për diagnostikimin e sëmundjeve në pediatri. Shpresojmë që në të ardhmen t’i sigurojmë”, tha Grajçevci.

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se fokus i tyre është sigurimi i shërbimeve më të avancuara, në mënyrë që të ulet edhe numri i rasteve për trajtim mjekësor jashtë vendit.

“Problemet me fonde po e bëjnë krejt këtë situatë. Qëllimi ynë si Kuvend është që sa më shumë shërbime mjekësore të ofrohen në Kosovë se është më lirë. Sepse jashtë është shumë më shtrenjtë. Ne i kemi në fokus këta fëmijë, ne e dimë që jemi duke punuar për t’i minimizuar rastet për trajtim jashtë vendit. Po mundohemi me bo kushte më të mira të punës, nga aparaturat e nevojshme e deri te faza e rehabilitimit”, tha Kollçaku.

Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2022, 35 raste janë dërguar për shërim jashtë vendit.

Ndërkaq, brenda një viti në klinikë regjistrohen rreth 65 raste të reja onkologjike-pediatrike. /atvlive.tv

Edicionin Qendror te lajmeve ne ATV e gjeni ne videon me poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA