Rreth 1 javë ka zgjatur largimi i Sam Altman nga OpenAI.
Kompania që krijoi ChatGPT ka rënë dakord për një marrëveshje që Altman, i cili u zëvendësua dy herë, nga shqiptarja Mira Murati dhe Emmett Shear, të kthehet si shef ekzekutiv pasi bordi vendosi për largimin e tij.
Kështu janë mbyllur diskutimet e tërbuara për të ardhmen OpenAI në qendër të bumit të inteligjencës artificiale, raporton Reuters.
Rikthimi i Altman vjen pas një rebelimi nga stafi i OpenAI, të cilët kërcënuan të gjithë me dorëheqje, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Përveç kthimit të Altman, kompania ra dakord në parim që të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.
Bordi kishte dhënë pak detaje që shpjegonin shkarkimin e Altman të premten, përveç mungesës së sinqeritetit të tij dhe nevojës së tij për të mbrojtur misionin e OpenAI për zhvillimin e Inteligjencës Arficiale në dobi të njerëzimit.
Në një postim në platformën X, OpenAI njoftoi: “Ne kemi arritur një marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet në OpenAI si CEO me një bord të ri, që përbëhet nga Bret Taylor (Kryetar), Larry Summers dhe Adam D’Angelo.”
i love openai, and everything i’ve done over the past few days has been in service of keeping this team and its mission together. when i decided to join msft on sun evening, it was clear that was the best path for me and the team. with the new board and w satya’s support, i’m…
— Sam Altman (@sama) November 22, 2023