7.8 C
Pristina
Wednesday, April 22, 2026

Një grua dëmton me mjet të rëndë tri vetura në Fushë Kosovë

Përgatiti: Armand Hoti

Veturën 20 mijë euroshe të tipit Mercedes, kjo grua e shënjestroi të parën, mëngjesin e së enjtes.  

Këtë veturë në rrugën Xhemajl Mustafa në FushëKosovë, ajo e goditi me mjet të fortë më shumë se dhjetë herë.

Ajo dëgjohet duke thënë se veturat aty po parkohen keq.

shtu, B.M. po e dëmton edhe veturën e dytë.

Thirrjeve të banorëve për t’u ndalur, nuk po iu bindet.

Ajo vazhdoi ta godasë edhe veturën e tretë, para se të intervenonte dikush.

Gruaja që dëmtoi veturat, banon në këtë objekt, derisa banorët këtu treguan se ajo pati kërcënuar se do t’i dëmtojë veturat që parkohen këtu.

Për veprimin që bëri, B.M u arrestua nga policia, por fillimisht u dërgua në QKUK për t’i trajtuar plagët e marra e më pas u dërgua për ekzaminim psikiatrik.

“Policia menjëherë e ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor (është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hapur rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës”, njoftoi Policia.

Policia mes tjerash ka thënë se pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndaj të dyshuarës, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA