Ngacmoi seksualisht një të mitur, ngrihet aktakuzë ndaj 38-vjeçarit

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Mëngjesin e hershëm të 3 prillit, punëtori teknik i shkollës Abdyl Gashi, në Prizren akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse 10-vjeçare. Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar ATV, 38 vjeçari për ta kryer veprën penale, shfrytëzoi kohën kur në klasë ishte vetëm viktima.

“Më datë 03.04.2024, rreth orës 07:20, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, prek personin tjetër me qëllim seksual, në atë mënyrë që derisa i njëjti ishte në orar të punës, duke pastruar dyshemetë e ambienteve të shkollës në fjalë në të cilën edhe punon si mirëmbajtës, vëren nxënësen – viktimën e mitur nga Prizreni (e moshës 10 vjeçare), e cila kishte hyrë në klasën e saj, me ç’rast, duke qenë vetëm përballë viktimës ne fjalë, pasi që klasa ishte pa nxënës të tjerë”, thuhet në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sipas aktit akuzues që u ngrit një muaj pas arrestimit, të cilin Prokuroria e cilëson të bazuar mirë, nxënësja e klasës së katërt, po ashtu u urdhërua që të mos flasë, çka thuhet se shkaktoi pasoja emocionale.

I njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm, i afrohet viktimës, e kapë me dy duart për beli dhe e ulë në prehër ku edhe e puthë viktimën në të dy faqet si dhe në qafën e saj, duke i thënë “mos i trego askujt se munden me më largu prej punës dhe më fusin në burg” duke i shkaktuar të njëjtës shqetësim serioz emocional, për çka e njëjta është larguar me të shpejtë nga klasa dhe më pas ka njoftuar mësuesen, kujdestaren e klasës së saj për ngjarjen e tillë”, thuhet më tej në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Zyra për Mbrojtje të Viktimave në Prizren e cila e përfaqëson juridikisht viktimën e mitur, gjatë të enjtes ishte e paqasshme për t’u deklaruar lidhur me rastin. Ndërsa avokatët e të akuzuarit, nuk kanë pranuar të deklarohen për siç kanë thënë, ndjeshmërinë e rastit.

Sipas kodit penal, i pandehuri që ka kryer veprën e sulmit seksual në veçanti ndaj një personi që është i ndjeshëm për shkak të moshës, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA