Kardashian përfitoi famën e saj në televizion dhe në rrjetet sociale përmes produkteve në emrin e saj, përfshirë lojërat në celularë e po ashtu edhe një aplikacion personal.
Për të mos mjaftuar kjo, Kim ka zgjedhur të ndjek mësime edhe për Drejtësi, me pretendim që të bëhet avokate.
Por, para se arrijë kulminacionin në karrierë e pjesën financiare, një shumicë e popullsisë ende hamendësojnë se si ajo arriti famën.
Si u bë Kim Kardashian e popullarizuar?
Mbiemri Kardashian mori vëmendje që në mesin e vitit 1990, për shkak të shoqërimit të lëndës së O.J Simpson.
Robert, babai i Kim, ishte miku më i ngushtë i sportistit, i cili përmes mbështetjes për të u bë person tejet i komentuar.
Duke pasur rrugët e hapura, bukuroshja brune vendosi që të paraqitet për herë të parë në një prej episodeve të serialit “The Simple Life” nga Paris Hilton.