15.7 C
Pristina
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nga gëzimi në tragjedi, një i vrarë e disa të plagosur në festimet e titullit të Napolit

Barazimi 1:1 i Napolit kundër Udineses mbrëmë i siguroi skuadrës së Luciano Spallettit titullin e parë të Serie A që prej vitit 1990, kur legjenda Diego Maradona luante për tanimë kampionin italian.

Ka pasur paralajmërime se festimet mund të zgjasin me ditë të tëra në qytetin e Napolit, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, gjatë festimeve për titull në qytet, gëzimi është kthyer në tragjedi për një numër të konsiderueshëm të tifozëve.

Një person është qëlluar për vdekje dhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë festimeve të Napolit për titullin e parë të Serie A pas 33 vitesh.

26 vjeçari në fjalë u dërgua në spital në Napoli në gjendje të rëndë ku edhe më pas vdiq, bëri të ditur gazeta italiane “La Repubblica”.

Një grua 26-vjeçare dhe dy burra, 20 dhe 24 vjeç, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga plagët me armë zjarri, por gjendja e tyre nuk mendohet të jetë në rrezik për jetën.

Policia po heton të shtënat që ndodhën në zonën e Piazza Volturno të qytetit, me prefektin e Napolit, Claudio Palomba, i cili i tha radios “RAI” se “nuk kishte të bënte me festimet”.

Gazeta “La Stampa” raportoi se më shumë se 200 njerëz përfunduan në spital gjatë natës për lëndime të marra gjatë festimeve, nga plagët me thikë deri te djegiet nga fishekzjarrët dhe sulmet e astmës të shkaktuara nga thithja e tymit nga flakët.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA