Në mungesë të finalizimit të projektit 26 farmacistë klinikë kanë mbetur jashtë sistemit shëndetësor

PËRGATITI: DRITON SADIKU

Barnat që jepen me recetë të mjekut, jo gjithmonë janë shëruese për të sëmurin.

Disa prej tyre mund të kenë efekte anësore që ndikojnë në shëndetin e pacientit.

E në mënyrë që terapia e mjekut, të mos bjerë direkt në duart e pacientit, ka vite që ka nisur projekti për farmacistin klinik, i cili do të merrej me rishikimin e terapive.

Në fakt farmacistë klinikë të specializuar aktualisht janë 26, shumica prej tyre të lënë jashtë sistemit shëndetësor, meqë Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka finalizuar këtë projekt, ani pse specializimi i tyre kishte kushtuar rreth gjysmë milioni.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar thonë se projekti nuk mund të jetësohet para finalizimit të Statutit të QKUK-së.

“Së shpejti pritet të fuqizohet fillimisht në Qendrën Klinike Universitare duke u rregulluar baza ligjore, në këtë rast statuti i QKUK-së që jemi duke punuar intensivisht dhe aty parashihet krijimi i shërbimit të farmacisë klinike së bashku me shërbimin e toksikologjisë, dhe jemi pothuajse në hapat finalë”, deklaroi Dardane Mehaj, shefe e barnatoreve në QKUK.

Megjithatë, vonesat në realizimin e këtij projekti, janë të paarsyeshme për ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Pjesa kuadrovike është dështimi më i madh i kësaj qeverie, dhe që të kemi të gjitha profilet që ato që quhen deficitare dhe ato që i mungojnë Kosovës të jenë pesë e dhënies së shërbimeve kudo nëpër klinika publike”, tha Zemaj.

E derisa po pritet që çështja e farmacistit klinik të finalizohet, nga oda e farmacistëve kanë edhe një tjetër kërkesë.

Ata po duan që këta farmacistë të mund të shërbejnë edhe nëpër spitale private, e jo vetëm në ato publike.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA