NBA dhuron spektakël me 15 ndeshje, Doncic shkëlqen me 42 pikë

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar 15 ndeshje në kuadër të elitës së basketbollit amerikan NBA.
Këto ndeshje kanë sjellë emocione të shumta, përballje spektakolare dhe rezultate interesante, me disa prej skuadrave pretendente që kanë regjistruar fitore të rëndësishme në kampionat.
Reklamë
Kampioni në fuqi, New York Knicks, vazhdon me rezultate pozitive, pasi triumfoi 103-90 ndaj Brooklynit në derbin lokal, duke regjistruar fitoren e tretë të sezonit.
Më meritorët për këtë fitore ishin Landry Shamet, i cili, pavarësisht se e nisi takimin nga stoli, shkëlqeu me 22 pikë, Jalen Brunson me 19 pikë dhe OG Anunoby me 18 sosh.
Në anën tjetër, Julius Randle shënoi 21 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Në Konferencën e Lindjes, Philadelphia 76ers vazhdon të mbajë kreun pas fitores bindëse 107-16 ndaj Chicago Bulls. Në këtë takim, të gjithë titullarët e skuadrës fituese arritën të realizonin më shumë se 11 pikë.
Tyrese Maxey shkëlqeu me 26 pikë e 11 asistime, derisa V.J. Edgecombe shtoi 21 sosh.
Te skuadra humbëse, më efikasi ishte Caleb Wilson me 24 pikë e shtatë kërcime.
Një rezultat dramatik u regjistrua në duelin mes Memphis Grizzlies dhe New Orleans Pelicans, ku këta të fundit fituan 135-134 pas vazhdimeve, duke i shkaktuar kundërshtarit humbjen e parë sezonale.
Zion Williamson udhëhoqi skuadrën drejt fitores me 25 pikë e 11 kërcime, ndërkaq Karlo Matkovic po ashtu realizoi 25 pikë.
Derisa 40 pikët e T.Y. Jerome nuk mjaftuan për Memphis që ta evitonte humbjen.
Vëmendje të veçantë mori edhe përballja mes Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, ku skuadra kaliforniane triumfoi me rezultat 138-117. Luka Doncic ishte i pandalshëm me 42 pikë dhe 13 asistime, duke fituar duelin individual ndaj Giannis Antetokounmpo, i cili regjistroi 30 pikë dhe 12 kërcime.
Reklamë











