Naser Hafizit i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të pandehurit Naser Hafizi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj Hafizit mbetet në fuqi deri më 6 prill 2025.

Dje avokati i tij, Ahmet Tahiri, shtoi se “epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”.

“Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij,” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Hafizi ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendej në paraburgim.

Ai dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA