Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, u deklarua sërish i pafajshëm, teksa tha se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai do të kërkojë vetë për vete dënim me burgim të përjetshëm.
“Po të vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë për veten time kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.
I akuzuari Granit Plava u mbrojt në heshtje, kurse i akuzuari Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.
Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU