Myrto Uzuni reagon pas kritikave për videon e dasmës së motrës: “Ishte thjesht gëzim familjar”

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka reaguar pas komenteve negative që u përhapën në rrjetet sociale pas videos nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur para gjatë festës.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi, duke nxitur një valë kritikash dhe ofendimesh të padrejta ndaj futbollistit. Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Uzuni sqaroi se gjithçka ishte një moment i sinqertë gëzimi brenda rrethit familjar dhe nuk duhet interpretuar me keqdashje.

“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht për të shprehur gëzimin për motrën time. Ka shumë xhelozi, por unë jam rritur nga minus zero dhe sot kam mundur t’i siguroj familjes së ardhmen. Faleminderit Zotit!
”, shkroi Uzuni.

Sulmuesi theksoi gjithashtu se suksesin e tij e ka arritur me mund dhe sakrifica, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë të pahijshme:

“Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush gjithmonë do komentojë. Unë thjesht veprova ashtu si ndjeva.”

Në mbyllje të reagimit, Uzuni falënderoi ata që kanë treguar mirëkuptim dhe mbështetje: “Faleminderit atyre që respektojnë gëzimin e familjes! Gëzime paçi në familjet tuaja!”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA