Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se aktualisht 13 qytetarë të Kosovës ndodhen ende në territorin e Izraelit, por deri tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Në një njoftim në Facebook kjo ministri ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës që ndodheshin atje në ditët e para të përshkallëzimit të krizës me Iranin.
MPJD-ja shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e ofruar gjatë këtij procesi dhe bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur në Izrael.