Policia ka njoftuar se dy persona në Prishtinë kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.
Sipas Policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy armë me leje dhe 60 copë fishekë.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Besi, Prishtinë / 23-27.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy armë me leje përkatëse dhe 60 copë fishekë. Rasti vazhdon në procedurë të rregullte hetimore.






