Mjekë e profesorë, “të painteresuar për deklarim të pasurisë”

Më pak se 100 profesorë universitarë iu përgjigjen thirrjes për deklarim të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Përveç 800 profesorëve, janë edhe mbi 1000 mjekë që për herë të parë duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

Megjithatë, vullnet ka pak meqë nga 11 shkurti, vetëm mbi 100 mjekë nga 1000 e përfunduan këtë proces.Sidoqoftë ata kanë edhe disa ditë kohë që ta bëjnë .

Megjithatë, disa nga profesorët që mbajnë edhe pozita të tjera janë të liruar nga ky detyrim.

Por hezitimin e profesorëve për ta deklaruar pasurinë,njohës të fushës po e arsyetojnë me mungesë të fushatave vetëdijesuese.

Nga 1 marsi, deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen zyrtarë të tjerë publikë, të cilët kanë kohë deri më 31 mars./atvlive.tv/

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA