Përgatiti: Nora Luta
Millosh Pleskovic, i akuzuar për krime lufte në rajonin e Prizrenit, këtë të mërkurë u ballafaqua me dëshmitë e Mehmet Gashit, e Isa Berishës.
Gashi, pasi tha se e njeh mirë Pleskoviqin sepse ishin rritur në një lagje, tregoi se 44 vjeçarin e kishte parë të armatosur, në uniformë e pa maskë në fund të ’98.
Ai u ballafaqua me deklaratën e dhënë në polici, ku kishte deklaruar se i akuzuari kishte qenë pjesë e paramilitarëve serbë që kishin operuar në rajonin e Prizrenit.
Me atë se çfarë kishte pohuar para hetueseve, ndryshe nga çfarë tha në gjykatë u ballafaqua edhe dëshmitari Isa Berisha.
Mbrojtja e PSRK-ja shpesh gjatë kësaj seance patën kundërshtime për mënyrën e parashtrimit të pyetjeve.
I njohur me nofkën “Miki”, Millosh Pleksovic, në bashkëkryerje akuzohet për
vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut më 1 shtator të 1998-s në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.
Dëshmitari i fundit që do të dëgjohet në këtë gjykim është anonim.
Ndërkohë të mërkurën është zhvilluar edhe gjykimi për krime lufte në Vushtrri ndaj Sllagjan Trajkovicit.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: