Kalo te përmbajtja
Të fundit

Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

Mbrëmje emocionuese në NBA, ku disa prej serive të “playoff”-it prodhuan spektakël dhe përmbysje të rëndësishme.

Në përballjen Atlanta Hawks – New York Knicks, vendasit triumfuan 109-108 në një ndeshje dramatike, duke kaluar në avantazh 2-1 në seri. Heroi i ndeshjes ishte CJ McCollum, i cili realizoi koshin vendimtar 12 sekonda nga fundi. Knicks kishin përmbysur rezultatin në momentet e fundit falë Jalen Brunson, por nuk arritën të finalizonin aksionin e fundit. Ndërkohë, Jonathan Kuminga spikati nga stoli me 21 pikë për Atlantën.

Reklamë

Në përballjen Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers, skuadra kanadeze fitoi bindshëm 126-104 dhe ngushtoi serinë në 1-2. Toronto dominoi çerekun e fundit me plot 43 pikë, duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve. Scottie Barnes dhe RJ Barrett realizuan nga 33 pikë secili, ndërsa për Cleveland zhgënjyen Donovan Mitchell dhe James Harden, ky i fundit me tetë humbje topi.

Fitore e rëndësishme arriti edhe Minnesota Timberwolves, që mposhtën Denver Nuggets 113-96 dhe kaluan në avantazh 2-1 në seri. Minnesota dominoi ndeshjen falë mbrojtjes së fortë dhe kontrollit të ritmit, duke neutralizuar Nikola Jokic, i cili pati një mbrëmje të vështirë në gjuajtje. Vendimtar nga stoli ishte Ayo Dosunmu me 25 pikë dhe 9 asistime.

Reklamë

Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare | ATV