Maliqi: Në Kosovë po ekzagjerohet ikja nga vendi, kjo nuk është e vërtetë

Në të dhënat e fundit nga Departamenti për emigracion në Bern të Zvicrës, rezulton se nga kosovarët ka rënë dukshëm numri i azil kërkuesve.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23, korrespondenti i ATV-së në Bern, Nefail Maliqi, tha liderë të ndryshëm në Kosovë po e ekzagjerojnë me shifra ikjen e shqiptarëve nga vendi, por sipas tij, shifrat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë.

“Është e vërtetë se në media dhe nga liderë të ndryshëm në Kosovë, pak i ekzagjerojnë me shifra dhe bëjnë ndonjë lojë politike, me shifrat e njerëzve që dëshirojnë të ikin nga Kosova, jo mjekët po ikin. Kjo është një e drejtë normale që njerëzit dëshirojnë të lëvizin, por është fakt se në Zvicër për shembull që 2-3 muaj, nuk ka asnjë azilkërkues. Për dallim, nga Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur rreth 12 azilkërkues, kurse nga Kosova 5-6 persona. Është bërë edhe trend si temë e mediave të flasin për ikjen e shqiptarëve që në fakt nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, kur kanë ikur që 20 vite nga Kosova 300 apo 400 mijë shqiptarë, pse ikin apo e lëshojnë Kosovën edhe 20 apo 30 mijë, nuk është katastrofë”, tregoi Maliqi.

Ai tha se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë, të cilët sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.

“Desha të bëj një krahasim. Mos harroni se po thonë se po ikin të gjithë nga Kosova. Mos harroni se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë. Sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës. Bilë këtu kam takuar një ditë në Bernë edhe një zviceran i cili më tha përshëndetje vendas. I thash prej kah vendas e ti po folë frëngjisht. Më tha “unë jam kosovar, kam shkuar atje. ju po ikni nga Kosova e ne po shkojmë në Kosovë me punu”. Dhe kjo është e vërteta sepse shifrat në Kosovë sot po ekzagjerohen për interesa të ndryshme, në një far mënyrë edhe po ndihmohet spastrimi etnik nga propaganda që po e lëshojnë Kosovën. Zvicra nuk është vetëm një vend që strehon, por dinë edhe të largojë azilkërkuesit sidomos ata që nuk i plotësojnë kriteret. Kështu vetëm në muajin e kaluar, Zvicra ka larguar 1317 persona në mbikëqyrjen e policisë dhe autoriteteve të cilat janë kthyer në vendin e tyre të origjinës” tha Maliqi. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA