13.3 C
Pristina
Monday, March 9, 2026

Lionel Messi afër shifrës së 900 Golave në karierrë

Lionel Messi po afrohet gjithnjë e më shumë drejt shifrës së 900 golave në karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist në fitoren e Inter Miami ndaj DC United me rezultatin 2-1, duke shënuar golin e dytë për skuadrën nga Florida, që përbën edhe golin e 899 në karrierën e tij.

 

Kapiteni i Inter Miami shfrytëzoi një pasim të bashkëkombasit të tij, Mateo Silvetti, në minutën e 27, duke kaluar topin mbi portierin Sean Johnson dhe duke e dërguar në rrjetë. Tashmë, në moshën 38-vjeçare, Messi ka arritur 80 gola me Inter Miami në të gjitha kompeticionet.

 

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat ndaj Orlando City dhe DC United, Inter Miami do të përqendrohet te ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Kampioneve të CONCACAF, ku të mërkurën do të luajë në transfertën me Nashville SC.ku mund të jetë momenti ku Lionel Messi shënon golin e tij të 900 në karrierë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA