PËRGATITI: NEXHMIE HYSENI
Në Prizren është shënuar 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Në mesin e mysafirëve të shumtë ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Derisa bënë homazhe në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, vlerësuan përpjekjet për krijimin e një shteti të lirë e të pavarur shqiptar.
Në Prizren pati kremtë. Në mesin e mysafirëve të ftuar ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. E gjithë kjo për nder të tubimit më i rëndësishëm kombëtar shqiptar Lidhjes së Prizrenit që shënoi 145 vjetorin e themelimit.
Sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kjo lidhje ishte thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e kombit.
“Ajo shprehu qartë jo vetëm përcaktimin e shqiptarëve për shtet të pavarur, si instrument të rëndësishëm politik për realizimin e aspiratave të tyre, por edhe orientimin e tyre drejt familjes e vlerave më të larta qytetëruese perëndimore”
E për homologun e saj nga Shqipëria, Lidhja e Prizrenit projektoi krijimin e një shteti shqiptar.
“Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar, të lirë dhe të pavarur.”
Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
10 qershorin e vitit 1878, ai e krahasoi me 28 nëntorin dhe 17 shkurtin.
“Prandaj 10 qershori i vitit 1878 konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik shqiptarëve e i cili vazhdon edhe sot. Me rëndësinë e saj historike dhe politike, Lidhja e Prizrenit na ka bashkuar këtu ne edhe ne si krerë institucionesh sot, siç i kishte bashkuar Lidhja e Prizrenit shqiptarët dhe parinë e tyre atëherë po këtu”
Lidhja e Prizrenit vlerësohet ndër lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Skënderbeut.