Lekaj e quan dështim të Qeverisë mosekzekutimin e pagave: Qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj e ka quajtur dështim të Qeverisë mosekzekutimin e pagave për sektorin publik. Lekaj në një prononcim për Ekonomia Online, deklaroi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në qeveritë e mëparshme.

Madje sipas tij, Qeveria Kurti, shërbyesit civilë nuk i ka prioritet.

“Jo vetëm që është dështim por po shihet që ata nuk e kanë prioritet ata që është thelbësore, që janë zyrtarët që punojnë për shtetin, për qytetarët dhe paramendoni i ka lënë pa i ekzekutuar pagat. Është diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovën e pavarur dhe mendoj që kjo do të ndikojë dukshëm edhe tek ata që kanë kredi edhe tek ata që ndoshta mbanë familje dhe kanë të vetmen pagë. Prandaj kjo është shaka dhe dështim total i kësaj Qeverie”.

“Ata kanë zotuar për shumë gjëra por të gjitha kanë dështuar kanë qenë mashtrime të llojit të vet dhe qytetarët kanë pësuar për këto katër vite. Prandaj lirshëm mund të themi sikur që ka ardhur me mashtrime do të shkoj dhe mendoj që do të shkoj me kokë ulur dhe zotëri Kurti”, ka thënë Lekaj.

Tutje, deputeti i AAK-së, potencoi se qytetarët e Kosovës, përgjatë këtyre katër viteve mandat të Qeverisë Kurti kanë ndryshuar mendim dhe janë të zhgënjyer thellësisht.

“Nëse bazohemi në atë që është parë për këto katër vite, mendoj që qytetarët do të ndryshojnë dhe do ta dënojnë me votën e tyre. Këta as në paga nuk janë të kënaqur, as nuk janë të kënaqur me asnjë veprim të kësaj Qeveri. Po e shihni që ka ngecje në zhvillimin ekonomik, në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, dhe në mirëqenie social, po e shihni sa është rritur shporta familjare dhe në këtë drejtim mendoj që qytetarët janë të zhgënjyer thellësisht”, potencoi Lekaj për EO.

Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publik për muajin shtator, ka lënë shumë punonjës pa të hyrat mujore, kjo ka ardhur si rrjedhojë e skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA