Kusari-Lila: Kurti pranoi ftesën e presidentes Osmani, besoj që përgjigja është pozitive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti ka pranuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrje në takimin me partitë politike, raporton EO.

“Besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim,” tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se zyra e presidentes nuk duhet të përdoret për marrëveshje politike, por për të diskutuar krizën aktuale dhe mundësitë për zhbllokim institucional.

“Kryetari Kurti ka marrë ftesën dhe besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Rikujtojmë që takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, për arsye se nuk mundet që zyra e presidentes të përdoret për marrëveshje politike, por do të diskutohet ky proces që po dështon për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në votim dhe për hapat e mëtejshëm,” u shpreh ajo.

“Po shihet që, përderisa po vazhdon kjo përpjekje, në anën tjetër po zhvillohet një përpjekje jashtë kësaj ndërtese, e pasuksesshme për proceset, siç e pamë tek ndikimi në tërheqjen e vendimit të ZRrE-së. Kjo është për fat të keq jo vetëm për formën se si po ndodh jashtë Kuvendit, por edhe për mungesën e pjesëmarrjes në votim,” shtoi Kusari-Lila.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA