14.1 C
Pristina
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kurti për dinarin: S’i ndalim ndihmat që vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimin për çështjen e dinarit e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se do të mbështetet nga ekzekutivi. Kurti ka mohuar pretendimet e Serbisë për incidente pas këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve në varrezat e anëtarëve të vrarë të familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk i ndal ndihmat nga Beogradi për qytetarët serb por që ato duhet të kthehen në valutën euro.

Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë llogari bankare e që marrin pensione nga Qeveria e Kosovës.

“Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregullin e ri ajo e ka bërë planin tranzitor me dhjetë hapa, ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet. Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”, u shpreh Kurti, teksa tregoi se pagesat në veri bëhen në valutën euro.

“Në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e Mitrovicë të veriut, nëpër lokale paguhet me euro por gjithashtu edhe mos të harrojmë se janë mbi 33 mijë gjirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia por nëse ato vijnë edhe në dinarë, duhet të bëhen euro në Kosovë”, deklaroi ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA