Nga kabineti aktual qeveritar, votat e mjaftueshme për deputetë i kanë fituar, Albin Kurt, Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku, Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Rozreta Hajdari, tre ministra që janë nga komuniteti pakicë e që kanë arritur të bëhen deputetë, Elbert Krasniqi, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi.
Por, në seancën e sotme konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të dihet nëse këta emra do të vendosin ta mbajnë postin e deputetit, raporton KP.
Pika e parë e Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022, thotë se në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë, zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrës që kanë siguruar votat për deputetë të ardhshëm të Kuvendit nuk dhanë dorëheqje, raporton KosovaPress
Kjo çështje rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku specifikohet në mënyrë të qartë se ushtrimi i dy pozitave në të njëjtën kohë është i pamundur.
Neni 70 i Kushtetutës së Kosovës për “Mandatin e Deputetit”, sqaron se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimi të rezultateve.