Kryeministri Kurti i çuditur me raportin e DASh-it, ai thotë se Kosova do të duhej të lëvdohej për progresin që ka arritur

Kryeministri, Albin Kurti është shprehur i çuditur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

Ai ka thënë se DASh-i nuk ka cituar disa organizata që tregojnë progresin e Kosovës.

“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”, ka thënë Kurti në një intervistë për DW.

Kurti ndër tjerash ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka thënë se gjithçka duhet të jenë në përputhje me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, interesin publik dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbe.

Raporti i DASH-it ka nxjerrë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Aty si probleme më serioze janë theksuar pavarësia e gjyqësorit, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe mediave, korrupsioni i qeverisë, dhuna me baza gjinore, e kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA